Lajmërohet “Syri i Popullit”, ja çfarë thonë për Albin Kurtin e Dardan Molliqajn

0
256

Të enjten e 8 dhjetorit, një vrasje kishte tronditur në qytetin e Skenderajt. Në fshatin malor të kësaj komune, Radishevë, Xhevdet Tahiri kishte vrarë me pushkë bashkëshorten e tij, 26 vjeçe, Feriden, në sy të familjes së tij. Por ai nuk e kishte lënë me kaq. Aktin e tij e kishte vazhduar edhe në fshatin fqinj, Runikë, ku kishte lënë të plagosur rëndë, baxhanakun e tij, Dritonin, dhe gruan e tij, Fitoren. Këta dy të fundit, sipas familjarëve, gjenden në koma në QKUK. Dorasi në anën tjetër e ka pranuar aktin dhe tash gjendet në paraburgim.

Agim Prokshi nga Runiku i Skenderajt, ende nuk i di arsyet përse dhëndri i tij shtiu mbi dy vajzat e tij, të enjten e 8 dhjetorit.

 

Tash e tri ditë, ai ka hapur të pamën në shtëpinë e tij, për vajzën 26 vjeçare, Feride Tahirin, ndërsa po pret në ankth ndonjë lajm të mirë, për vajzën tjetër të tij, Fitoren, e cila bashkë me bashkëshortin e saj Dritonin, janë të shtruar në Qendrën Intensive të QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe këta dy të qëlluar me pushkë nga Tahiri.

Natën tragjike të 8 dhjetorit, Xhevdet Tahiri, kishe shtënë me pushkë mbi gruan e tij, Feriden në shtëpinë e tij në Radishevë, për shkaqe ende të panjohura. Ajo kishte kishte mbetur e vdekur në vend duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Me të kryer aktin, ai kishe vazhduar në fshatin fqinjë Runikë, rreth 5 kilometra larg, për të shtënë edhe mbi baxhanakun dhe gruan e tij, duke i lënë të plagosur rëndë në rrugë.

Familja Prokshi thonë se çifti nuk kanë pasur probleme me njëri tjetrin, dhe se nuk i dinë arsyet që çuan dhëndrin t’ia vras të bijën.

“Nuk e dimë çka ka ndodh, me më pre e me më gri unë nuk di. Kurrë nuk u anku, Shumë e re, veç 26 vjeç i ka pas, 3 fëmijë i ka lënë të vogël sa troha, ky është krim, me vra automat gruan e me i tranu fëmijën, fëmijën e vogël ka qenë duke e ushqyer me gji”, ka thënë babai i tashmë të ndjerës, Feridës.

Në media kanë qarkulluar lajme se e gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur për një telefon, që e ndjera Feride Tahiri e ka përdorur “pa dijeninë e burrit”, e që thuhet se i ishte dhuruar nga e motra. Por, kjo është hedhur poshtë kategorikisht nga babai i viktimës.

“Në lajme të mbrëmjes e kam pa lajmin, na kemi pas marrëdhënie të mira me ta, gjë të keqe s’kemi pas, miq kemi qenë mes veti. Ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja, se s’kemi qenë aty, ata jetojnë në Radishevë, po në shtëpi të tyre ka ndodh ngjarja, aty kanë qenë krejt familja e tij, ata le të tregojnë”, rrëfen Agim Prokshi.

Ndërkohë një familjar tjetër, ka thënë se ia kanë lënë në dorë Policisë për ta zgjidhur rastin, ndryshe do të bëhet siç e thotë Kanuni.

“Jon do sene tjera motër, vin lypin besë ata, policia e ka çështjen po edhe Kanuni qysh e thotë”, ka thënë familjari.

Ndërkohë përballë shtëpisë së babait të Feridës, pak metra më larg është shtëpia e vajzës tjetër të tij, Fitores, të cilën Xhevdeti e la të plagosur bashkë me bashkëshortin e saj.

Kohë më parë, në Kosovë ishte shfaqur një organizatë, e cila veten e quante “Syri i Popullit”. Si mision te vetin ajo kishte likuidimin e figurave të rëndësishme politike e publike në Kosovë.

E sot, përmes një komunikate dërguar mediave, kjo organizatë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

 

“Organizata «Syri i Popullit» me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune”, thuhet ndër tjera në konunikatën e kësaj organizate, përcjellë “Bota sot”.

Ja komunikata e plotë:

KOMUNIKATE

Organizata «Syri i Popullit» me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.

Edhe pse Vetevendosje ka ba shume gabime, tu e lanë në mëshiren e shpirtshitunve edhe ideologun e saj, Sadri Ramabaja, qe pa drejte po mbahet ne burg, na i qendrojme prapa levizjes se Albin Kurtit dhe krahut te tij, sepse kurrenihere nuk i kane braktisur idealet patriotike.?Organizata jone kombetare ban thirrje te bashkeveprimtaret e vet ne Levizjen Vetevendosje qe te mos dorezohen para shantazheve te atyne qe veq emnat i kane dardana e dukagjina, se veprimet gjithmon i kane pas qellimkqija per lëvizjen.

Na mbesim me shpresen se partia e zemres e gjithe shqiptarise nuk do dorezohet para atyne qe ne politike jane vetem per ta zhvatur popullin.

Zedhenesi i Organizates «Syri i Populit»

Shpati