Ky është vëllai i Bleona Qeretit që këngëtarja e “mban të fshehur” (FOTO)

0
262

Ishte i ati i Bleona Qeretit, Nazmiu, i cili solli në vëmëndje në intervistën e fundit djalin e familjes së tyre, Bledarin.

Edhe pse e gjithë vëmendja është tek Bleona, familja Qereti ka edhe një djalë, i cili ndryshe nga këngëtarja dhe prindërit e saj qëndron shumë i distancuar nga kamerat.

Bleona flet shumë pak ose aspak për vëllain i saj, të cilin e mbron me fanatizëm, e ndër herët e fundit që ka thënë diçka ka deklaruar se ai ka “humor të çmendur”.

Në vitin 2016 Bledari hapi një klub në Astana në Kazakistan, shumë larg Tiranës dhe Los Angelesit ku jeton familja e tij.Ama ndryshe nga Bleona, Bledi qëndron shumë i rezervuar edhe në rrjete sociale, ku poston shumë rrallë.