Ky është sirupi i thjeshtë që largon kollën

0
312

Por, karrotat janë ushqim që largojnë edhe mukozën kur kombinohen me përbërës të tjerë, transmeton portali arbresh.info

Për një kohë të gjatë karrota është konsideruar ilaç popullor për të ftohtët dhe gripin, por nëse jeni në një nxitim, ju gjithashtu mund të shijoni perimet si shurup kollë.

Pse pikërisht karrota?

Karrotat përmbajnë vitamina A, C dhe K, si dhe kanë nivel të lartë të kaliumit.

Ekpsertët kanë gjetur se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve, ndërkaq vitamina C është e njohur për rritjen e sistemit imunitar.

Për të përgatitur një sipur me karrota kundër kollës, ju duhet:

½ kg karrota

3-4 lugë gjelle mjaltë

2 lugë xhenxhefil

Përgatitja:

Ndani karrotat në pjesë të vogëla dhe vendosni në një enë me ujë dhe zieni. Sapo të jenë zier shtoni xhenxhefilin dhe vazhdoni të zieni karrotat deri sa të jenë zbutur.  Largoni karrotat nga uji, por mos e hidhni ujin. Vendosni ato në blender dhe përzieni deri sa të fitoni një masë homogjene.  Më pas ngroheni ujin dhe shtoni karrotat. Pas disa minutash shtoni edhe mjaltin dhe përzieni mirë deri sa të jetë shkrirë. Sirupin e fituar e ruani në frigorifer dhe e konsumoni për një javë. /Lajmi.net/