Ky është i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Skenderaj

0
876

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Skenderajin gjatë mbrëmjes të së premtes.

XH.T nga fshati Radishevë dyshohet se ka vrarë mbrëmjen e së premtës bashkëshorten e tij, ndërsa më pas është nisur drejt fshatit Runikë, ku dyshohet se ka plagosur motrën e gruas së tij dhe bashkëshortin e saj.

Motivet deri tani nuk dihen, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasje.

Magazina ka arritur të sigurojë edhe fotografinë e të dyshuarit Xhevdet Tahiraj./botasot