Kushërirë me motrat Vjollca…Evi Reçi sqaron ‹lëmshin› e krijuar mes tyre

0
233

Një prej artisteve më diskrete të showbiz-it shqiptar, edhe për shkak se jetën artistike e ka fokusuar prej kohësh në Itali, Evi Reçi, ka qenë këtë pasdite e ftuar në Pop Culture.
Evi Reçi ka ndarë me publikun projektet e saj të reja, punën si gazetare në Firence, por edhe raportin që ka me showbiz-in shqiptar dhe kolegët e saj artistë

 

E përfolur shpesh për marrëdhënien me motrat Vjollca, Marina dhe Luana, Evi, më në fund, ka sqaruar se cili është raporti që i bashkon mes tyre.
Pak kohë më parë, nisur nga një koment i Ronela Hajatit në një foto të saj, lajmi se Evi dhe Ronela janë kushërira u përhap në të gjitha mediat. Por sot, nga Pop Culture, Evi sqaroi se, në të vërtetë, ato janë mikesha, por nuk janë kushërira: “Familjet tona njihen, por në të vërtetë nuk jemi kushërira, nuk kemi lidhje gjaku”, – tha ajo për raportin me Ronela Hajatin.
Megjithatë, sa herë bashkohen tri biondet, Instagrami dhe komentet virtuale shpërthejnë. Njëra më e bukur se tjetra, ato ia arrijnë gjithmonë qëllimit për t’i bërë të gjithë për vete.