KUSH ISHTE SELMAN RIZA

0
317

E burgosën dhe e përndoqën edhe regjimet e Shqipërisë edhe të ish-Jugosllavisë.

Selman Riza, lindi më 21 dhjetor të vitit 1909 në Gjakovë. Pasi kreu mësimet fillestare në Gjakove, vjen ne Shqiperi, Tiranë, ku menjëherë u regjistrua në shkollën “Naim Frashëri”.
Në vitin1925 u shpall nxënësi më i mirë në shkollë. Në 1925 regjistrohet në Liceun e Korçës.
Më 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë. Më 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë. Më 1937 regjistroi Heidelberg University Gjermani. Më 28 Nentor 1939 arestohet ne Korçe, me rastin e një proteste nacionaliste, kurse më 1940 arrestohet prape dhe internohet në Shën Stefan
Në tetor 1940 Lirohet nga internimi dhe shkon në Durrës. Në korrik 1942 vjen në Kosovë ku krijon një organizatë nacionaliste, antikomuniste programin e të cilës e publikon në Tiranë në 1943.
Më 1945 arrestohet nga qeveria komuniste Shqiptare me urdhër të UDBsë ku mbahet 3 vjet në burg.
Më 1948 ekstradohet në ish-Jugoslavi ku dërgohet në burg.
Më 1951 lirohet nga burgu
Më 1955 kthehet prapë në Tiranë nga dashuria dhe patriotizmi i tij ku punon në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë.
Në prill 1967 denohet ti hiqet e drejta e shkrimit dhe botimit.
Më 1968 dërgohet në Berat ku i hiqet dhe drejta të shkojë në bibliotekën e qytetit Vdes në vitin1988. FR.