Kush është biznesmeni Sahit Zogëjani dhe pse erdhi sonte në Kosovë?

0
243

Shqiptar të suksesshëm anë e kënd botës, në fusha të ndryshme, në art, kulturë, sport, por edhe në biznes.

Diaspora shqiptare prej vitesh është katalizator i fuqishëm, që e mban aktive jetën dhe qarkullimin në vend. Burra e gra të ngritura, të aftë e strateg, kanë ngritur biznese tejet fitimprurëse në vendet më të prosperuara të Evropës, duke përcjell shembull pozitiv gjithë andej dhe duke lënë të kuptohet se shqiptarët janë punëtor, të zotë dhe mendje prehtë, shkruan «Kosovarja». Shumë nga biznesmenët më me nam, mblidhen në takimin vjetor të «Rrjetit të bizneseve të Diasporës shqiptare», i cili sonte po mbahet në Prishtinë, ku kanë zbarkuar biznesmenët më të suksesshëm shqiptar që veprojnë në Diasporë. Në këtë takim ku këmbehen ide, shpalosen projekte e strategji biznesore, takuam edhe biznesmenin që i’a del me sukses në veprimtarinë e tij, zotëriun Sahit Zogëjani, që bashkë me të tjerët është pjesë e këtij takimi që mëton të jetë tradicional, të bëjë përpjekje për investime kapitale nga ana e Diasporës edhe në Kosovë.
Sahit Zogëjani, është ndër ata njerëz që po dëshmohen fuqishëm dhe që biznesi për të është një botë pa kufi, që lejon veprim efikas, vetëm nëse gjenden mjetet e duhura për të vepruar. Siç mësuam, ai i’a del gjithmonë, ndonëse sfidat në këtë fushë shpesh dijnë të jenë të pa parashikueshme. Ky, është një model për tu ndjekur./Kosovarja/