Kurz ‘i kujdesshëm’ për liberalizimin e vizave, e përmend edhe dialogun me Serbinë

0
181

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, nuk ka dhënë ndonjë sinjal se kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen deri në fund të këtij viti.

Kreu i qeverisë austriake, pas takimit me Presidentin Thaçi, tha se ka shumë shtete anëtare në Bashkimin Europian që janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ka pasur një vendim pozitiv nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian por natyrisht pritet të merret vendimi nga Këshilli Europian. Ka shumë shtete që janë skeptike dhe këtu duhet të jem i kujdesshëm”, tha Kurz.

Por ai tha se Kosova duhet të arrijë edhe “hapa tjerë” dhe në këtë rast, përmendi edhe dialogun me Serbinë.

“Duhet të arrihen edhe disa hapa tjerë, e prioriteti kryesor është dialogu mes Kosovës e Serbisë”, tha Kurz gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti Thaçi pret në takim kancelarin austriak Kurz (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pret në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Takimi mbahet në kabinetin e Presidentit me fillim nga 09:25.