Kurz i fryu zjarrit që ishte pranë shuarjes

0
159

Kancelari austriak, Sebastian Kurz,  gjatë një vizite që pati të martën në shtetin e Kosovës, e “zgjoi” nga gjumi idenë që ishte pranë fjetjes së përhershme, atë për korrigjim kufijsh apo shkëmbim të territoreve, ide kjo e hedhur në treg nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurz mori mbi supe se ai po flet në emër të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, mirëpo deklaratat e tij nuk qëndrojnë, të paktën nuk mbështeten nga Gjermania dhe Britania.

Me pohimet e tij se duhet të mbështetet dialogu Kosovë-Serbi, e aq më tepër të mbështetet edhe çdo marrëveshje që mund të arrihet në Bruksel mes këtyre dy shteteve, Kurz i dha presidentit Thaçi një motivimin që idenë e tij të mos ta lë të shuhet, ngase ishte e përkëmbur nga presionet e ndryshme e të drejta.

Madje, Kurz në deklaratat e tij, në mënyrë indirekte vendosi dialogun Kosovë – Serbi si një lloj kriteri për liberalizimin e vizave, ndonëse kriteret janë përmbushur. Kur u pyet për vizat, Kruz anashkaloi këtë pyetje duke u shprehur se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e rëndësishme tani, për siç e quan ai, “perspektiven Evropiane”.

Por, kush është Sebastian Kurz dhe a ka gjithmonë ai të drejtë në deklaratat e tij?

Përgjigja është jo! Nëse hulumtojmë të kaluarën e tij, mund të gjejmë se Kurz ishte një përkrahës i madh i madh i ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Kurz thoshe se ai mund të ishte njeriu i vetëm që zgjidh çështjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Por, kjo po del të jetë e kundërta, pasi që politika aktuale maqedonase, e zbuloi fytyrën e vërtetë të Gruevskit, si një njeri i nepotizimit, korrupsionit dhe zhvatjes së buxhetit shtetëror. Për këtë tani Gruevski po ballafaqohet nëpër gjykata, ku mund ta pësoj shumë rëndë me burg.

Një deklaratë tendencioze e Kurz, ishte edhe ajo për formimin e ushtrisë së Kosovës. Pa hezitim ai u tregua skeptik në këtë drejtim, madje shkoi aq larg sa tha se çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet në koordinim me shtetin bashkë negociues në Bruksel.

Austria që nga viti 2008 ishte përkrahëse e madhe e pavarësisë së Kosovës, madje ishte në krah të saj edhe në momentet më delikate pas pavarësisë. Mirëpo, deklaratat e kancelarit aktual austriak, Sebastian Kurz, po qartësojnë haptazi se Austria është e paqëndrueshme për kufijtë e Kosovës që ishte vetë përkrahëse për ta që nga viti 2008.

Si rezultat i këtyre deklaratave, presidenti Thaçi padyshim që idenë e tij do ta proklamojë edhe më tutje, sepse kancelari Kurz ishte i vetmi qe sa kohë që ia përkrahi idenë për manovrim me kufijtë e Kosovës, ide kjo e cila humbi përkrahjen edhe nga miqtë më të afërt të presidentit Thaçi.