Kukan: Largimi i Merkelit pa pasoja për zgjerimin e BE-së

0
195

Për eurodeputetin Eduard Kukan, tërheqja e njoftuar nga politika e kancelares Angela Merkel nuk do të ketë pasoja negative për procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor.

”Gjermania ka një rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe Angela Merkel nga ana tjetër kishte një rol udhëheqës në këtë proces”, shtoi Kukan.

”Largimi i saj nga ky post nuk do të ketë pasoja negative për zgjerimin, pavarësisht peshës së një personaliteti politik, unë mendoj se këto ndryshime nuk mund të ndikojnë negativisht’’, shtoi ai. /ATSH