Kujdes nga antibiotikët, po dëmtoni zorrët e fëmijëve!

0
233

Si t’i minimizojmë efektet negative të antibiotikut me probiotikë?

Nisur nga fakti se Kosova, me përdorimin e antibiotikëve të përgjithshëm, renditet në vendin e dhjetë në Evropë, kurse me injeksione të cef-reaksionit (grup i antibiotikësh), zë vendin e parë, duhet të tregohemi të kujdeshëm jo vetëm në pakësimin e përdorimit të tyre, por edhe në minimizimin e efekteve anësore që japin antibiotikët.
Sipas studimeve të fundit antiobiotikët duhet patjetër të shoqërohen me probiotikë, të cilët konsiderohen jo si medikamente, por si suplemente ushqyes që rregullojnë flourën e zorrëve dhe aparatin tretës. Sipas JAMA Pediatrics furnizimi i organizmit me probiotikë bën që trakti gastrointestinal të ndihmohet me bakterie të mira. Duke marrë probiotikë në të njëjtën kohë që merrni antibiotikë, i lejoni organizmit të parandalojë efektet negative të antibiotikut, sikurse është diareja, pasi ky lloj medikament vret jo vetëm bakteriet e këqija, por edhe ato të mirat të cilat i nevojiten organizmit tonë.

Jo vetëm tek ne, por edhe në botë përshkrimi i antibiotikëve bëhet shpesh pa nevojë, çka do të thotë se jepen edhe në sëmundjet virale, kur dihet që nuk kryejnë asnjë efekt.

Problemi kryesor gjatë marrjes së një antibiotiku është se ai vret edhe bakteriet e mira edhe ato të këqija. Kjo në disa raste është e paevitueshme si përshembull në trajtimin e infeksioneve të fytit nga streptokoku, në infeksionet urinare etj. Por në raste të tjera kur fëmija thjesht është i ftohur apo ka virozë përshkrimi i antibiotikëvë është i panevojshëm.