Kujdes me selfiet: Kësaj vajze i kushtoi me jetë një e tillë

0
236

Fotografitë e bëra vetë me kamerë telefoni apo aparate të ndryshme, të njohura si selfie, janë aq të njohura sot, saqë pothuajse çdo person bën një brenda ditës, apo edhe më shumë.

Vajza, me emrin Toni Kelly nga Zelanda e Re po bënte një selfie në dritaren e katit të dytë. Ajo u rrëzua në mënyrë tragjike, në shtëpinë e saj në Londër, teksa ishte shpërngulur atje prej dy muajsh, transmeton Gazetametro.net.

Kelly vdiq si pasojë e dëmtimeve në tru, dhe lëndimeve të tjera në trup. Organet e vajzës, do t’i dhurohen një spitali në Londër, për t’ua shpëtuar jetën disa njerëzve.