Kufiri mes Paqësorit dhe Atlantikut i’u lë pa frymë: Tërë bota po e shijon këtë pamje (Video)

0
238

Në vendin ku takohen ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, turistët kanë xhiruar një video mbresëlënëse nga një anije, ku kufiri në mes dy oqeaneve dukshëm vërehet, si në hartat gjeografike, duke lënë përshtypje se ujërat nuk përzihen. Një xhirim shumë atraktiv është bërë në pikën më jugore të Amerikës Jugore, e që është shfaqur edhe në YouTube. Mirëpo, kufiri mes dy oqeaneve është vetëm për një kohë shumë i qartë, sepse prapë ujërat përzihen, por kjo përzierje zgjat pak më shumë se që ne mendojmë, kanë shpjeguar ekspertët. Shkruan gazetametro.net. Në mënyrë që ujërat të përzihen për disa centimetra, atyre u duhet disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njëjti mekanizëm si edhe për lëngjet tjera: difuzioni i dy lëngjeve dhe agjitacioni fizik. Shikoni Videon më poshtë