Kthesë në Prizren, në balotazh nuk shkon Vetëvendosje

0
302

Exit Polli i Klan Kosova ka nxjerrë rezultate të tilla, që thonë se në balotazh shkojnë kandidatët Shaqir Totaj i PDK’së dhe Mytaher Haskuka i VV’së, por rezultatet nga shtabet zgjedhore të partive politike këtë të fundit e nxjerrin jashtë garës së radhës.

Nga shtabi i PDK’së në Prizren, gjegjësisht Shaqir Totaj i PDK’së, kanë thënë për gazetametro.net, se ata sipas rezultateve që i kanë, në balotazh do të përballen me kandidatin e LDK’së, Hatim Baxhaku, dhe jo me Haskukën e VV’së.

Ai ka bërë të ditur se Haskuka i VV’së ka marrë rreth 3% të votave më pak se sa Baxhaku i LDK’së.

Ndërsa, kandidati i PDK’së, Shaqir Totaj ka dalë si më i votuari. /gazetametro.net