Kthesë e madhe, Vetëvendosje humbë balotazhin edhe në këtë Komunë

0
666

Gara për qytetin e Vushtrrisë ka ndryshuar në mes të numërimit. Fillimisht rezultati i KQZ-së nxirrte në balotazh kandidatin e PDK-së Ferit Idrizin dhe atë të VV-së Besim Muzaqin, por gjatë numërimit rezultati ka ndryshuar.

Sipas publikimeve të KQZ-së në Balotazh do të jetë Xhafer Tahiri i LDK-së me Ferit Idrizin e PDK-së, shkruan lajmi.

Tahiri ka 6 mijë e 707 vota ose 25,63% nga 43,53% të vendvotimeve që janë numëruar, që është edhe i dyti në garë.

Ndërsa i pari me 8 mijë e 801 vota ose 33,63% është Ferit Idrizi.