“Kryeqyteti” i botës: 30 kuriozitete që ndoshta nuk dini për Nju Jorkun

0
547

NEW YORK (nga American Eye 18/11/2018) Më 26 korrik 1788, Nju Jork, u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut më 1524.
Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson. Po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Në vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm hollandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany).

Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianët për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezëve më 1664 dhe mori emrin Nju Jork.

Sot shteti Nju Jork renditet i gjashti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi, pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizmi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.

Pse Nju Jorku quhet ”Big Apple”?

 

 

Emri “Big Apple” (Molla e Madhe) u përmend për herë të parë nga Xhon Fixherald, redaktor i sportit të hipizimit në gazetën “New York Morning Telegraph”, sipas shprehjes së dy stallierëve afroamerikanë nga Nju Orlinsi, që i referoheshin në këtë mënyrë hipodromit të Nju Jorkut. Ishte janari i vitit1920. Ficxheralldit i pëlqeu shprehja dhe e përdori atë në gazetë, duke iu referuar gjithmonë hipodromit. Dhe ai e quajti rubrikën e tij të garave me kuaj “Rreth Mollës së Madhe”.

Një origjinë e diskutueshme

Në vitin 1930, një grup muzikantësh zezakë të xhazit filluan të quanin “Big Apple” lagjen e Harlemit dhe më në përgjithësi qytetin e Nju Jorkut, për shkak se ishte kryeqyteti i xhazit në botë. Në vitin 1971, Çarls Zhille, presidenti i zyrës së turizmit, e përdori këtë term në fushatën për promovimin e metropolit. Megjithatë origjina nuk është e qartë: disa besojnë se ajo është një shprehje tipike mes muzikantëve të xhazit, të tjerë se qe një vallëzim.
Vetëm kohët e fundit i është dhënë autorësia e plotë e këtij pseudonimi gazetarit Xhon Fixherald. Në vitin 1997, kryebashkiaku i atëhershëm Xhuliani kërkoi ta rikujtojë duke e quajtur “Big Apple Corner”, qoshen në jugperëndim të rrugës 540 West dhe Broadway, ku pati jetuar gazetari në vitet 1934- 1963.