Krizë në lidhjen e re të ‘Elifit’, skena të forta xhelozie dhe ‘sherr’ mes tyre

0
537

Aktorja turke, Tuba Buyukustun, e njohur më shumë në Shqipëri për rolet e “Elifit” në “Dashuri dhe Diamante” dhe Syhan në “Xhesuri dhe e Bukura”, para disa kohësh u shkurorëzua prej Onur Saylakit.

Pas kësaj, aktorja ka filluar një romancë me Umut Evirgen, ku edhe u fotografuan duke shkëmbyer puthje. Por, duket se dashuria e re e aktores turke po has në probleme të mëdha, që po i shkakton i dashuri i ri. Në fakt, thuhet se Evirgen ka flirtuar ditë më parë me këngëtaren Defne Samyelin.

Kjo e fundit kishte argëtuar të pranishmit me këngë në një lokal, që pronar është afaristi turk. Buyukustun i kishte kërkuar që ta largojë menjëherë prej lokalit këngëtaren, e cila gjë nuk hasi në mirëkuptim të dashurit. Kjo gjë ka bërë që mes tyre të ketë edhe një debat të ashpër në publik. Ju kujtojmë që aktorja është nënë e dy fëmijëve, vajzave Maya Saylak dhe Toprak Saylak.