Krasniqi thotë se disa shqiptarë po punojnë me Rusinë për ta dëmtuar shtetin e Kosovës

0
179

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka shkruar në rrjetin social Facebook se deklarata e ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit se “projekti i Republikës së Kosovës sheshazi po dështon”, duhet të merret me seriozitet të plotë.

Kjo pasi sipas tij, Rusia është duke punuar fort për dështimin e shtetit të Kosovës dhe ambasadori rus vetëm sa e konfirmon këtë gjë, përcjell ORAinfo.

Madje Krasniqi dyshon se disa shqiptarë po bashkëpunojnë me Rusinë për dështimin e shtetit të Kosovës.

“Deklarata e ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit se “projekti i Republikës së Kosovës sheshazi po dështon”, duhet të mirret me seriozitet të plotë? Pse? Sepse Rusia është duke punuar fort për dështimin e shtetit të Kosovës dhe ambasadori rus vetëm sa e konfirmon këtë gjë. Në fakt, dihet se Rusia bashkëpunon ngusht me Serbinë për ta dështuar Kosovën si shtet. Dihet poashtu se Rusia ka qëndrime të njëjta edhe me disa shtete të BE-së, të cilat nuk e njohin fare Kosovën si shtet. Ajo që mbetet të zbulohet është se me kend nga shqiptarët po punon Rusia për dështimin e shtetit të Kosovës? Thjesht nuk është pa partner as në mesin e shqiptarëve. Pak me e lodhë trurin ne shqiptarët edhe mund t’i gjejmë haverat e Rusisë këtu. Por truri nuk përdoret si mjet për të menduar në Ahmakistan”, ka shkruar në Facebook profesori Milazim Krasniqi. /ORAinfo/