Konflikte në Hanover për shkak të konventës së partisë nacionaliste

0
294

Disa persona janë plagosur në Hanover në përleshjet ndërmjet policisë dhe demonstruesve antifashiste që u përpoqën të bllokonin konventën e Alternativës për Gjermaninë (AfD), pasi që partia e ekstremit të djathtë hyri në parlament pas zgjedhjeve të shtatorit.

Me gjithë temperaturat e ulëta, policia përdori topa të ujit, shkopinj gome dhe sprej me piper për të hapur rrugën për 600 delegatë.