Komediani që shau Rinën, i kërkon duet Taynës

0
210

Burim Ademi njihet si një nga komedianët kosovar.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka shumë video, por, ato me të ‘dheztat’ janë ku e ironizon reperen Rina Balaj, shkruan Syri Kosova.

Duke qenë se Rina dhe Tayna janë rivale, Burimi siç duket ka miqësi të madhe me Taynën.

Madje, publikisht ai i ka kërkuar duet Taynës, duke i thënë “e bëjmë që ta dekim komedinë”.

Ofertës së tij, reperja i është përgjigjur pozitivisht, pasi i tha se mund ta bëjnë një parodi bashkë.