KLUBET PROMOTOR TË AKTIVITETEVE NË TË MIRË TË KOMBIT

0
739

Në edicionin e dhjetë të Odës së Mërgimit në tv Syri Blue, autori dhe drejtuesi i sajë Nexhat Abdiu, kishte sjellë në  Odë një temë shumë të rëndësishme nga cikli i temave që i kushtohet mërgimit dhe mërgimtarit. Kësaj radhe, duke folur për shfrytëzimin e kohës së lirë,  theks i veçantë iu kushtua organizimit të mërgimtarëve nëpër klube apo shoqata si quhen ndryshe.
Në odë ishin mysafirë, z. Bunjamin Ademi nga fsh. Miratocë i komunës së Preshevës dhe z. Burhan Jahiu, po nga komuna e Preshevës, gjegj. fshati Leran.
Z. Ademi, një aktivistë i vjetër dhe një puntorë shumë i zellshëm. Njëri nga themeluesit dhe edhe sot mjaft aktiv në klubin Atdheu të Bad Ragaz-it, i njohur si klubi më i organizuar dhe më kontributdhënës në çështjen kombtare në Zvicër. Z. Ademi tregoi për vitet e para të formimit të klubit, për shkaqet dhe faktorët që shtyen formimin e tij si dhe për kontributin që dha klubi Atdheu para, gjat dhe pas luftës.
-Tradita e themelimit të klubeve daton qysh nga fundi i viteve të ’60 -ta, kur mërgimtarët tanë, të përndjekur nga regjimi Jugosllavë, pas demostratave të njohura të vitit ’68,  kishin gjetur strehim në vendet e Europës Perendimore. Por, klube të tilla kishte pak në numër ndërsa më të njohur ishin klubet të cilat i kishte themeluar dhe i përkrahte dhe ndihmonte, regjimi  jugosllav me qëllime dhe detayra të caktuara: që të dezorganizojë mërgatën shqiptare, të dezinformojnë opinionin vendas lidhur me shqiptarët, etj. . Në klube të tilla zgjedheshin njerëz besnik të regjimit dhe kishin detyra dhe program të caktuar po nga ai regjim, – theksoi z. Ademi
Vetëm kah fundi i viteve të ’80 dhe fillimi i viteve të ’90 filloi ndarja e mërgimtarëve tanë nga klube të tilla dhe formimi dhe organizimi i klubeve shqiptare.
z. Ademi si njohës shumë i mirë i situatës dhe si i dënuar dhe persekutuar politik i regjimit të ish Jugosllavisë, tregoi për rrezikun që i ekspozonin mërgimtarët tanë të cilët punonin aktiv në themelimin dhe mirëbajtjen dhe mirëfunkcionimin e këtyre klubeve.
Jo rrallë vetëm pse frekuentonin këto klube, mërgimtarët tanë, sidomos ata nga Lugina, maltretoheshin pastaj nga organet ndjekëse serbe, rrizikonin që t’u merreshin pasaportat, me çka mbeteshin pa punë në mërgim, e edhe kishte raste kur dënoheshin dhe burgoseshin me lloj-lloj pretekstesh.
Gjatë luftës, klubet, sidomos ata në SHBA, Gjermani dhe Zvicër, ishin promotorët e ndihmës së luftës, qoftë në aspektin material luftarak, qftë ate mjeteve financiare e edhe rekrutimin dhe shkuarjen në mënyrë të organizuar të mërgimtarëve për t’a ndihmuar luftën. Qoftë në Kosovë, në Maqedoni apo dhe në Luginë, – theksoi Ademi. Ndërsa pas luftës, është zbeh aktiviteti i klubeve në përgjithësi. Shumë prej tyre janë mbyllur, apo edhe janë privatizuar sepse edhe motivi për të vepruar sot si dikur ka humbur. Ngase tani më kemi nje situate krejtësishtë tjeter në trojet gjithëshqiptare, kemi të formuar shtetin për të cilin luftuam me aq entuziazëm dhe vullent, Kosovën, kemi të përparuar edhe gjenjen në Maqedoni. E vetmja që ka mbet në mëshirën e kohës ështu Lugina e Preshevës, të cilën Sërbia jo vetëm që nuk e ndihmon por nuk kursen mjete dhe forma për t’a penguar zhvillimin e sajë. Aq më keq, faktori shqiptarë në luginë, si duket nuk është ende i vetëdijshëm për pafuqinë e tij karshi Serbisë, është ndarë e përçarë edhe më keq, edhe më shume, gjë që vështërson edhe më shumë gjendjen e qytetarëve të Liuginës.

Z Jahiu i cili ishte epror ushtarak në armatën e ish Jugosllavisë dhe kishte shërbyer në Varazhdin dhe Zagreb të Kroaisë, me fillimin e shpartallimit të Jugosllavisë ishte larguar nga armata duke u strehuar në Gjermani ku qëndroi 16 vite pa u këthyer në vendlindje. Ai rrëfeu për tmerret e luftë që i kiste përjetuar dhe parë në kroaci. Me të ikur në Gjermani, ai iu bashkangjit emigrantëve shqipatarë, atdhedashëve  duke formuar klubin Drita në Tutlingen, afër kufirit me Zvicrën ku përmendi një mori aktivitetesh të shumëllojta si para luftës së Kosovës, gjatë dhe pas sajë. Edhe ai u pajtua se pas luftë në mënyrë drastike u zvoglua numri i klubeve ngase nga 380 sa kishte para luftës, tani sipas asaj që ai din, funkcionojnë diku rrethë 40 klube.
Ai u ndal më së shumti në klubin ku veproi i cili veç tjerash ishte dhe vatër e shkollimit të të rinjëve dhe fëmijëve të mërgimtarëve. Sepse, në klubin Drita, funkciononte shkolla ku mësonin fëmijët shkrim-leximin në gjuhën amtare. Dhe nga ky klub, ky shkollim, ka sot të rinj me univezitete të mbaruara, mjek, profesorë, inxhenjer, etj.

Dy mysafirët ishin dakord që sot gjitha kompetencat për organizimin e jetës së mërgimtarit në mërgim duhet ti merr shteti apo shtetet shqiptare për mes përfaqësive të tyre Ambasadave dhe Konsulatave në ato shtete ku numri i mërgimtarëve është i madh. Mërgimtarëve u duhet ndihma, përkrahja në mënyrë që të mos e humbin edhe luftën e fundit, Asimilimin e shpejtë që u kanoset.
Emisionin në fjalë mund t’a shikoni të ejten, më 02 nëntor duke filluar nga ora 21 h në Tv Syri Blue

Nexhat Abdiu