Kjo përzierje do e bëjë shtëpinë tuaj të mbajë erë shumë të mirë

0
228

Për fat të mirë, në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë se si të bëni një aromatizues natyral, që është më efektiv sesa aromatizuesit e tjerë. Mjafton të spruconi shtëpinë me të dhe era e këndshme do të mbetet në ambientet tuaja për një periudhë të gjatë kohore.

Edhe mysafirët tuaj do ta duan. Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe përbërësit e nevojshëm për këtë aromatizues nuk janë të shtrenjtë.

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për ta përgatitur atë në mënyrën e duhur.

Përbërësit:

• Një shishe sprucuese.

• Një lugë gjelle sodë buke.

• Tre gota me ujë të vakët.

• Tre lugë zbutës rrobash.

Përgatitja dhe përdorimi:

Vendosni tri lugë zbutës rrobash në shishen sprucuese.

Pas kësaj, shtoni tri gota me ujë të vakët në shishe.

Së fundi, shtoni një lugë gjelle sodë buke dhe mbyllni shishen.

Tundeni shishen derisa përbërësit të përzihen mirë.

Spruconi përzierjen në të gjithë shtëpinë tuaj.