KJO MUND T’JUA SHPËTOJË JETËN

0
186

Qoftë nëse vuani nga kolesteroli, mbipesha ose keni shtypje të lartë të gjakut, muskujt e zemrës duhet t’i mbani të fortë për të shmangur infarktin. Studimet tregojnë se njerëzit që kujdesen për ushqimin dhe ushtrojnë rregullisht më pak rrezikohen nga infarkti.

Por, nëse vjen deri te infarkti, çfarë ndryshon? Studimi tregon se ata njerëz që pësojnë infarkt, por muskulin e zemrës e kanë më të fortë, e kanë më të lehtë ta përballojnë atë, në krahasim me ata që nuk merren me ushtrime.

Janë përcjellë rezultate e punës së zemrës te 2.000 meshkuj dhe gra që kanë kaluar testin e qëndrueshmërisë në vrapim. Njerëzit që ushtrojnë rregullisht kanë 40 për qind më shumë gjasa t’i mbijetojnë infarktit. Një e treta e njerëzve që kanë pësuar infarkt, e nuk kanë ushtruar, kanë vdekur pas një viti.