KJO FOTO FLET SA 10000 FJALË

0
317

Ushtari i UÇPMB-së i dëshpruar deri në palcë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit dhe tërheqjes së tyre nga Kosova Lindore gjatë luftës së fundit 2000-2001.
Kjo luftë e ndaloi projektin ogurzi të diktatorit Millosheviq për spastrimin e Luginës nga shqiptarët, njëherësh e ngriti problemin e tyre në të gjitha instancat ndërkombëtare deri në OKB.
Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992, Lufta e UÇPMB-së dhe Deklara e Këshilltarëve të Tri Kuvendeve Të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për status special të Luginēs me të drejtë vetëvendosje janë tri dokumentet thelbësore të saj që tregojnë se problemi i Luginës është i hapur për bisedime.
Çdo anashkalim nga këto dokumente nënkupton devijim të problemit, devalvim dhe degradim të çështjes së Luginës.
Lugina e Preshevës nuk është vetëm problem i integrimit, por është problem i marrëveshjes dhe bisedimeve politike, ndryshe lufta nuk do të ishte ndalur kurrë. FR.