Kishat e Zvicrës kërkojnë që të mbyllen shitoret në natën e Krishtlindjes

0
269

Prej kohësh, autoritetet e kishave të krishtera të Zvicrës tërheqin vërejtjen se festimi i Krishtlindjes, po merr më shumë karakter konsumi e marketingu, duke lënë nën hije karakterin autentik që duhet të ketë, atë fetar, të përshpirtshëm, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye sot kanë dalë të dy kishat kryesore të Zvicrës, Kisha Katolike dhe ajo reformiste me apelin që së paku më 24 dhjetor që i bie e dielë, të hiqet dorë nga shitja, gjegjësisht të mbyllen shitoret të cilat kishin planifikuar të qëndronin hapur.

Në komunikatën e Konferencës Ipeshkvnore të Zvicrës të lëshuar sot thuhet se u duhet lënë hapësirë rrënjëve të përbashkëta të krishtera dhe traditave. Ndërsa Bashkësia e Kishave Reformiste ka kërkuar që të respektohen nevojat e popullatës në tërësi.

Ata që duhet të punojnë në natën e shenjtë, do t`u mungojnë familjeve të tyre në përgatitjen për njërën ndër festat më të rëndësishme familjare.