Kikirikët na mbajnë të rinj

0
418

Konsiderohen si ushqimi me mjaft përfitime për shkak të mineraleve që ka, proteinave dhe antioksidantëve që ka përmbajtja e lartë kalorike e tyre.

Lëkura të falenderon
Përmbajnë antioksidantë natyrale shumë të fuqishëm, si vitamina E, që mbroj qelizat nga toksinat e mjedisit dhe veprimi i radikaleve të lira, përveçse kanë edhe flavonoidë e polifenol. Për këtë janë mjaft të nevojshme për të na mbajtur organizmin të ri dhe të mbrojë bukurinë e epidermës sonë.

Ul kolesterolin
Falë omega 9 dhe omega 6 kikirikët luftojnë kolesterolin e keq dhe nja ënjë nidhmë e madhe për sistemin e qarkullimit të gjakut.

Rri e qetë
Ka acid folik që është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dhe stimulon fertilitetin. Vetëm 100 gramë të tij mbajnë 240 mcg Vitaminë B9, dyfishin e arrave e bajameve dhe rreth 60% të dozës së përditshme të rekomanduar për këtë vitaminë. Vitamina B9 është shumë e rëndësishme për femrat e çdo moshe.

Kujdes peshën
Janë të mira por kujdes, sepse kanë shumë kalori. Nëse konsumi i tyre këshillohet për ato që përmendëm më lartë, ekzagjerimi në konsum mund të jetë një atentat për linjat tona. Kini parasysh se vetëm 100 gram i këtij ushqimi mban pak a shumë 600 kalori.