Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

0
199

Franck Kessie i pëlqen krahasimet me trajnerin e tij Gennaro Gattuso, teksa thotë se do të donte të bënte vetëm sa gjysma e asaj që trajneri i Milanit arriti në karrierën e tij.

Rossonerët luajtën gjatë mesditës së të shtunës ndaj Crotones, ku fituan me rezultat minimal 1-0.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë e shfrytëzoi këtë ndeshje për të folur për krahasimet që i janë bërë me trajnerin e tij Gattuso.

“Unë jam ende i ri dhe e kuptoj se kam shumë për të mësuar”, ka thënë fillimisht Kessi për Milan TV dhe Sky Sport Italia.

“Gattuso ishte një kampion i madh. Do të doja të bëja vetëm sa gjysma e asaj që arriti ai në karrierën e tij”.