Kështu vlerësohet Shaqiri nga “Dail Mail”

0
199

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ishte në formë të lartë dhe ndër me të merituarit për fitoren e Stoke Cityt me rezultat 2:1 në ballafaqim me Swansea-n, në ndeshjen e javës së 14-të të Premier League. Ky ishte goli i katërt për Shaqirin gjatë edicionit të sivjetshëm. Ai u vlerësua me notën 7 nga tabloidi britanik “Dail mail”. Në minutën e 3-të, mysafirët shënuan përmes Bony, ndërsa Xherdan Shaqiri me shpejtësinë e tij futet në 16 -sh dhe nga rreth 12 metra me goditje të fortë barazoi rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 36-të dhe katër minuta më vonë Diouf shënoi për fitoren e Stokes.

Shaqiri është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në fund të takimit, kurse Stoke City ngjitet në pozitën e 13-të me 16 pikë, shtatë me shumë se Swansea në fund të renditjes.

Ja notat e lojtarëve, Stoke: Butland 7; Zouma 5.5, Shawcross 6.5, Martins-Indi 6 (Wimmer 53, 6), Pieters 6; Shaqiri 7, Fletcher 6.5 (Afellay 70, 6), Allen 7.5, Choupo-Moting 6 (Sobhi 70, 6); Diouf 8, Crouch 7

Fabianski 6; Naughton 6, Van der Hoorn 5.5, Mawson 6, Olsson 6; Ki 6; Fer 5.5 (Sanches 85), Clucas 5.5 (Carroll 73, 6); Ayew 5 (McBurnie 73, 6); Bony 7, Abraham 5.5.