Këshilla të dobishme që do të përshpejtojnë shërimin në sezonin e gripit dhe të ftohjes (Video)

0
169

I ka qitur limonit piper: Arsyeja? E shkëlqyeshme! Edhe ju do ta bëni këtë gjë?

Këto gjashtë këshilla të dobishme do t’ju jenë më se të dobishme dhe do të përshpejtojnë shërimin në sezonin e gripit dhe të ftohjes.

Tani është sezoni i ftohjeve dhe i gripit, ndërkaq këto gjashtë këshilla të dobishme do t’ju jenë më se të mira dhe do të përshpejtojnë shërimin tuaj! – transmeton Telegrafi.

1. Inflamacioni i fytit

Në çaj, në vend të sheqerit, shtoni pak mjaltë dhe limon. Mund t’ju bëjë mirë edhe uthulla e mollës, e cila pengon zhvillimin e baktereve.

2. Kolla

Shtrydhni çerekun e limonit, qitni kripë dhe piper. Pastaj thithni limonin që të lehtësoni kollën.

3. Hunda e mbyllur

Pini mjaft lëngje, sepse kështu do të tëholloni sekrecionin e mukozës dhe do të pengoni mbylljen e sinuseve. Gjithashtu, provoni edhe me ushtrime, të cilat mund t’ju ndihmojnë që hunda të çlirohet.

4. Dhembja e kokës

Magnezi nga bademet mund të zbut dhembjen e kokës.

5. Rrjedhja e hundës

Në 2 gota ujë të ngrohtë të distiluar shtoni gjysmë luge të vogël kripë. Me pikatore nxirrni tretjen, ngrini kokën dhe këtë përzierje qiteni në vrima të hundës. Përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.

6. Ethet

Para se të shkoni në gjumë, njomni çorape pambuku në ujë të ftohtë. Ngrohni këmbët në dush të ngrohtë, pastaj vishni çorapet e ftohta. Sipër tyre vishni çorape të leshta të thata. Falë qarkullimit të shpejtuar të gjakut, do të ndieni lehtësim kur keni ethe. Kujdes që këmbët t’ju jenë të mbuluara gjithë natën.

Të gjitha këto truqe shikoni në xhirim: