‘Këpuca e Artë’/ Golashënuesit më të mirë në Europë, ja befasia e madhe!

0
177

Lionel Messi ka shënuar golin e tij të 19 këtë sezon në fitoren e Barcelonës kundër Gironas, duke thelluar me 4 pikë diferencën me vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë.

Argjentinasi deri tani ka grumbulluar 38 pikë, pasi çdo gol i shënuar në La Liga ka vlerën e dy pikëve, duke e vendosur atë para Kylian Mbappes që pozicionohet i dyti me 17 gola dhe 34 pikë.

Fabio Quagliarella është befasia e kësaj liste, pasi lojtari i Sampdoria megjithëse në moshën 35-vjeçare ka 16 gola duke grumbulluar 32 pikë.

Pa dyshim surprisë është edhe renditja në vendin e 5-të e Ronaldos që me 15 golat e shënuar në Serie A ka grumbulluar vetëm 30 pikë

Ja renditja për Këpucën e Artë e publikuar nga agjencia e njohur e lajmeve “Goal”:

1-Messi 19 gola (38 pikë)

2-Mbappe 17 gola (34 pikë)

3-Quagliarella 16 gola (32 pikë)

3-Salah 16 gola (32 pikë)

4-Liliu 31 gola (31 pikë)

5-Ronaldo 15 gola (30 pikë)

5-Diagne 20 gola (30 pikë)

5-Luis Suarez 15 gola (30 pikë)

5-Paulinho 20 gola (30 pikë)

5-Pepe 15 gola (30 pikë)

5-Beglarishvili 30 gola (30 pikë)

5-Zapata 15 gola (30 pikë)