Këngëtari shqiptar nga USA Senad Memishi pjesë e portalit www.Syri.tv, i cili fletë për të parën herë në rubrikën Bardh e Zi

0
689

SYRI.TV: Përshëndetje Senad mirë se na erdhe në rubrikën «Bardhë e Zi » dhe faleminderit që pranuat ftesën, të jeni pjesë e portalit www.Syri.tv nga Zvicëra?

SENAD MEMISHI: Faleminderit që më ftuat në portal www.Syri.tv jam mirënjohës që jam këtu në mesin tuaj .

SYRI.TV: Kush është këngëtari nga USA-ja Senad Memishi ?

SENAD MEMISHI: Senadi është një punëtor i motivuar nga vetja, i motivuar nga karriera se muzika është pasioni i tij dhe një person që nuk heq dorë kurrë, i cili shkon me emrin Senn Doe.

SYRI.TV: Cilët janë hapat e para të karrierës tënde në tregun muzikor , kur keni filluar të merreni me muzikë ?

SENAD MEMISHI: Unë fillova me  muzikë në 2006 me vëllain tim Tone dhe një mikun tim.

SYRI.TV: Cila ka qenë kënga  që të ka bërë të famshëm ?

SENAD MEMISHI: Kënga e parë që më bëri shumë publicitet ishte Midis Atlantes një remake i këngës së Noizys Midis Tiranes.

SYRI.TV: Kush janë bashkëpunëtoret e tu që bashkëpunoni në muzikë , kompozitorët ,tekst shkruesit etj ?

SENAD MEMISHI: Jo nuk kam shumë bashkëpunime në muzikë, por vëllai im Tone, Rrok, Lui Cambio.

SYRI.TV: Nga kush e frymëzoni muzikën ,  apo ndoshta jeni personi i parë në familjen tuaj që merreni me muzikë?

SENAD MEMISHI: Unë dhe vëllai im i madh jemi të parët që filluam muzikën në familjen tonë.

SYRI.TV: Senad ju jeni nga Presheva por jetoni, në Shtet e Bashkuara të Amerikës , keni kënduar ndonjë këngë për Luginën?

SENAD MEMISHI: Po kam bërë një këngë pra është kënga «Pi Luginës “me qe dhe un vet vij nga Lugina .

SYRI.TV: Prite ndonjë videoklip i ri apo ndonjë duet me ndonjë këngëtar ndërkombëtar apo shqiptarë ?  

SENAD MEMISHI: Po kam një projekt të ri që del i quajtur CAPO por nuk kam ndonjë bashkëpunim me askënd jashtë shtetit.

SYRI.TV: Sa këngë apo videoklipe i keni të përfunduar deri me tani ?

SENAD MEMISHI: Po kam rreth 20-25 projekte që kam lëshuar vetëm, dhe rreth 12 videoklipe.

SYRI.TV: Sa jeni aktiv në mbrëmjet rinore atje  në SHBA ?

SENAD MEMISHI: Po jam Aktiv sa mund të jem kur kam kohë të lirë.

SYRI.TV: Si këngëtar keni marr pjese në për mediat Amerikane , apo Koncerte?

SENAD MEMISHI: Nuk mund të numëroj sa Koncerte kam bërë këtu në SHBA dhe kam bërë edhe media lokale .

SYRI.TV: Keni menduar ndonjëherë të bashkëpunoni me Rita Orën , apo ndonjë duet ?

SENAD MEMISHI: Të punosh me Rita Orën do të ishte një arritje e madhe do të ishte dhe nder per mua dhe familjen time .

SYRI.TV: Si është jeta e një këngëtarit në SHBA ?

SENAD MEMISHI: Jeta është e mirë, të bëhesh një artist i madh në SHBA nga ana tjetër është shumë e vështirë.

SYRI.TV: Çfarë të bën te vuash për Preshevën?

SENAD MEMISHI: Familja ime ,toka ime ,miqtë e mi.

SYRI.TV: Çka presim këtë vit nga Senad Memishi?

SENAD MEMISHI: Këtë vit ne shpresojmë të tërheqim më shumë tifozë për të ndërtuar karrierën time në një nivel më të lartë të lëshimit të më shumë projekteve me shpresë që të bëjnë disa bashkëpunime me artistë në Kosovë / Shqipëri.

SYRI.TV: Cili ka qen viti më i suksesshëm për ty ?

SENAD MEMISHI: PO ishte viti 2017 kur fillova të ndërtoj një bazë më të madhe.

SYRI.TV: Sa të mungojnë festivalet ndërkombëtarë apo shqiptare ?

SENAD MEMISHI: I kam humbur të gjitha, nuk kam marrë pjesë kurrë në ndonjë festival ndërkombëtar apo shqiptar.

SYRI.TV: Me çka është duke u ballafaquar kohën e fundit Senad Memishi?

SENAD MEMISHI: Unë jam përballur me jetën e përditshme ashtu si një individ tjetër, pavarësisht nëse kam probleme apo lumturi, edhe unë i përballoj të gjitha, por përpiqem të qëndroj pozitiv dhe të shikoj të ardhmen.

SYRI.TV: Çfarë veture vozit Senadi ?

SENAD MEMISHI: Dodge Challenger

SYRI.TV: Më kë jeton këngëtari Senad Memishi ?

SENAD MEMISHI: Jetoj me familjen time dhe Gruaja time.

SYRI.TV: Sikur të mos ishe këngëtar , Senad Memishi , si do ta takonim ne sot ?

SENAD MEMISHI: po Senadin ju ndoshta do ta  takoni atë në një sipërmarrje tjetër biznesi.

SYRI.TV: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit www.Syri.tv nga Mërgata ?

SENAD MEMISHI: Unë do të thuaj që ndiqni ëndrrat tuaja pavarësisht nga rrethanat, nëse shihni se jeni në atë pozicion bëni atë të ndodhë, vendosni synime dhe realizojini ato,

ju dua te gjithëve!

SYRI.TV: Faleminderit Senad që ishe pjese e portalit Syri.tv dhe e Rubrikës Bardh e Zi nga Zvicra ?

SENAD MEMISHI: Faleminderit  Arben, jam mirënjohës që jam pjesë e  gjithë shqiptarëve në Zvicër për mes portalit www.Syri.tv që është nr një . Ju uroj suksese

Me respekt SENAD MEMISHI.

Intervistoi Arben Mehmeti.