Kapen dy ‘skifterë’ shqiptarë

0
172

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen dhjetëra grabitje.

Mediat italiane raportojnë se në mjetin e dy shqiptarëve u gjet një sasi bizhuterish argjendi, të cilët ishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Hajdutët jetonin në provincën e Monza dhe Brianza, dyshohet se janë autorë të bastisjeve të disa banesave.

Aksioni u zhvillua dy ditë më parë nga policia e Comos, ndërkohë që policia vuri re një makinë ‘Jeep Grand Cherokee’ që po bënte lëvizje të çuditshme në një zonë të banuar.

Pasi u vunë në ndjekje të tyre, policia pikasi dy shqiptarët, që teksa dilnin nga mjeti, ndërsa ishin veshur me kostume të errëta, ndërsa më pas ata u kthyen me një thes.

Tashmë dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen për një seri vjedhjesh, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentin e plotë të ngjarjes.