Kapen 234 kg marijuanë në Janinë, arrestohen 3 shqiptarë

0
159

Sërish drogë nga Shqipëria në Greqi. Sipas mediave greke plot 234 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se droga po transportohej me automjet për në brendësi të tokës greke dhe u arrit të kapej nga policia në fshatin Vasiliko, Janinë.

Burimet bëjnë të ditur se deri tani janë arrestuar 3 shqiptarë. Operacioni vazhdon ende nga policia greke.