Kanos nënën me thikë, arrestohet 25-vjeçari

0
200

Një 25-vjeçar ka kanosur me thikë nënën e tij duke i kërkuar para. Ngjarja e e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit në shtëpinë e Françesko H., 25 vjeç.

“Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi kanosi me thikë nënën e tij shtetasen L.H, 53 vjeçe, për ti marë një sasi lekësh dhe çka ushtruar dhunë psikologjike në vazhdimësi ndaj saj. Materialeti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Dhuna në familje”dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Beratit.