Kane transferohet te Reali, por me një kusht të madh

0
206

Harry Kane është top-shënjestra e Real Madridit për verën që po vjen.

Sulmuesi anglez ndër vite ka qenë sulmuesi më cilësor në Premier Liga, andaj skuadra spanjolle e do transferimin e tij.

Por, Kane i ka bërë me dije Real Madridit se për tu transferuar në “Bernabeu” përveç pagës së majme, e do edhe numrin 10-të në fanellë, përcjell ORAinfo.

Aktualisht këtë numër e bart fatalisti kroat, Luka Modric, andaj ai duhet të largohet në mënyrë që t’i liroj numrin anglezit, por edhe që është në perëndim të karrierës së tij./ORAinfo/