KANADAJA HEQ VIZAT PËR DY SHTETE

0
273

E kush nuk do të donte që të ikte në Kanada qoftë edhe për pushime?

Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, njoftoi se kanë hequr vizat për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ky marrëveshje është arritur pasi që në vitin 2014 shtetet janë në negociata me delegacionet e nivelit të lartë për të mundësuar lëvizjen e lirë.

Deklarata thekson se ky vendim tregon një interesim të qeverisë kanadeze për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe me BE-në në tërësi.

Heqja e vizave për bullgarët dhe rumunët do të thotë që ata tashmë do hynë në Kanada pa viza, pa akomodime, qëllime të specifikuara që kishin afat të përcaktuar 6 mujor.

Ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, u shpreh: Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët.”

Mirëpo, nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra shqiptarë që njihen nga qeveria jonë si pakicë bullgare dhe kanë nënshtetësi të Bullgarisë.