Kadri Veseli e godet Ramush Haradinajn: Kjo është deklarata e tij për Demarkacionin

0
292
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, presioni për ratifikimin e së cilës në Kuvendin e Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë.Veseli ka thënë se të gjithë deputetët e partisë së tij do të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit – me përjashtim të njërit prej tyre.“Si Parti Demokratike e Kosovës, në masën mbi 95 për qind (i kemi votat)”, ka thënë Veseli në një intervistë televizive.

“Mund të jetë vetëm një deputet i cili nuk e voton. Dhe ai është Nait Hasani, i cili mund të ketë dilema”, është shprehur kreu i PDK’së.Por, Veseli ka thënë se edhe Hasani, që aktualisht e kundërshton marrëveshjen e demarkacionit, mund të ndryshojë qëndrim në fund.