Kadri Veseli dëshmon në seancën kundër deputetëve të VV’së

0
177

Nesër duke filluar nga ora 9:00, është paraparë të mbahet seanca e radhës gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ndaj katër deputetëve të VV’së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Në këtë seancë është thirrur si dëshmitar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Përveç Veselit, si dëshmitar në seancë e nesërme do të jenë edhe deputetët Bekim Haxhiu e Armend Zemaj.

 Kurti dhe Kadaj Bujupi janë duke qëndruar në paraburgim me vendim të Gjykatës, ndërsa deputetja Haxhiu po gjykohet në liri.