Ka diçka të re nga Elvana Gjata

0
478

Këngëtarja e cila arriti të bëjë një emër të suksesshëm në trojet shqiptare, lirisht mund të themi se çdo këngë e saj na shoqëronte kudo dhe u shëndërronte në hit, shkruan Kosovarja.

Është kjo Elvana Gjata një vajzë që bëri për vetë numër të pa fund adhuruesish të zërit të saj shumë të veçantë. Me një përkushtim të madh ju qas muzikës dhe çdo projekti. Pas një suksesi të pa fund erdhi një moment që këngëtarja kërkoj më shumë nga vetja, depërtimin në tregun ndërkombëtarë. ‘Forever Is Over’ ishte kënga që Elvana sjelli në bashkëpunim me Dj me famë botërore David Guetta. Gjithashtu edhe kënga tjetër e radhës ‘Identity’ është ku këngëtarja bën një prezantim të shkurtër, duke rrëfyer më shumë për jetën e saj dhe duke treguar se është nga Shqipëria. Ajo si gjithmonë shkëlqen po ashtu edhe në këtë këngë duket e mrekullueshme. ‘Muzika ime është pasqyrimi i asaj që unë jam, është pasqyrimi i jetës time, në të voglën dhe të bukurën Shqipëri’.
Duke mos harruar për asnjë çast vendin e saj ku i dha të gjitha, vazhdon rrugëtimin e saj të pandalshëm. Elvana ka publikuar një video ku ndodhet në studio dhe kjo bën më dije se është në përgatitje të projektit të radhës. Presim çfarë Elvana do sjell këtë here..! /Kosovarja/