Ju ra shkëmbi mbi makinë, shoferi tregon momentet e tmerrit

0
234

Rrëshqitja e një masivi shkëmbor, mund të kishte shkaktuar tragjedinë e radhës në Shqipëri.

Por fatmirësisht diçka e tillë nuk ndodhi, me tre shokët që ishin duke udhëtuar me makinë, kur shkëmbi u shkëput nga lartësitë duke rënë mbi automjetin e tyre.

Drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri, ka rrëfyer për BalkanWeb, se ishte bashkë me dy shokë të tjerë në mjet kur po përpiqeshin të kalonin rrugën për t’u shkëmbyer me një mjet tjetër, në momentin që ka rënë masivi shkëmbor

“Kur hapa krahun një shkëmb u shkëput dhe me goditi në pjesën anësore të makinës. Dy shoket e mi të cilët ndodheshin në krahun e pasagjerit morën disa dëmtime të lehta,” tha ai.

Sipas tij, “shkak janë bërë punimet në rrugë pasi firma nuk ka vendosur asnjë mase sigurie. Renia e shkembinjve është e përsëritur në gjithë gjatesinë e rrugës. Mund te kishte ndodhur nje tragjedi. Fatmiresisht shpetuam. E kemi ngritur shume here shqetesimin per firmen përkatese por askush nuk na dëgjon”.

Fatmirësisht nga ky incident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.