Joshua me veprimin si Muhamed Ali, pastaj befason: Ky është kundërshtari më i paparashikueshëm

0
216

Anthony Joshua dëshiron të bëhet si Muhamed Ali, dhe këtë po e tregon jo vetëm në ring por edhe jashtë tij.

Ashtu sikurse legjenda e boksit, Joshua ka vendosur që ditët e fundit të këtij viti, të i vizitojë të burgosurit në Angli, transmeton GazetaMetro.net

“Dua të bëhem i madh, por nuk dua të shkëputem nga realiteti. Dua gjithmonë të qëndroj afër njerëzve, të jem me ta. Këto Krishtlindje do të vizitoj njerëzit që nuk lejohen të shohin familjet e tyre. Ata kanë bërë gabime, por njerëzit mësojnë dhe përpiqen të përmirësohen. Do të përpiqem të i motivoj”, ka Joshua.

Ndërkaq sa i përket karrierës së tij, ai befasoi duke e vlerësuar bashkëkombësin Tyson Fury si kundërshtarin më të paparashikueshëm.

“Mendoj se Fury është kundërshtari më i paparashikueshëm nëse rikthehet në formë. Ai është i çuditshëm në mendje dhe në mënyrën si bokson. Gjithçka rreth tij është e paparashikueshme”, tha kampioni i botës në kategorinë super të rëndë për verzionet IBO dhe WBA.

“Thjeshtë atij nuk i dihet, nuk ka një stil të caktuar. Ai është i mirë sepse mund të kombinojë gjërat, të përziej gjithçka”, tha Joshua.

“ Mëndoj se (Deonthay) Wilder do të jetë kundërshtari i ardhshëm. Ai ka treguar se ka goditje të fuqishme. Gjithmonë me të djathtën. Nëse e eliminon njërën prej armëve të tij, e shkund pemën dhe ai e humb vetbesimin”.

“Parker është i paparashikueshëm. Në aspektin e luftës, e di që mund të e mposhtë, por tani ai ka filluar të më sfidojë me gjërat që po i thotë. Ai nuk do të më sjellë telashe fizikisht, por po përpiqet të e bëj këtë mentalisht. Por nuk do të futem në lojën e ulët me fjalë”, tha Joshua për kundërshtarin e ardhshëm Joseph Parker, me të cilin pritet të përballet verën e ardhshme.