Jo platformë bisedimesh me Serbinë, por strategji koherente

0
213

Ka kohë që po flitet për hartimin e një platforme bisedimesh me Serbinë, që do të shërbejë si një udhërrëfyes për delegacionin shtetëror dhe të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces. Platforma do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Duket se, tani, ajo është në përfundim e sipër. Megjithëse me vonesë, hartimi dhe miratimi i këtij dokumenti të munguar, është një hap i nevojshëm dhe pozitiv.

Platforma, si rregull, është një tërësi parimesh, objektivash, pra një program. Në varësi të objektit, në rastin tonë të bisedimeve me Serbinë, ajo mund të përmbajë edhe vijat e kuqe, që nuk duhen shkelur. Për situatën në të cilën ndodhet procesi i bisedimeve me Beogradin, kur po gjallojnë gjithëfarë tezash, midis të cilave, edhe ajo për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, veshja e këtyre vijave me fuqi ligjore është e detyrueshme.

Rrugë tjetër për t’u dhënë fund eksperimenteve krijuese të Thaëit dhe ndonjë mbështetësi të tij, nuk ka.

Megjithatë, Nisur nga kompleksiteti i bisedimeve, nga natyra e kundërshtarit që kemi përballë, si dhe konteksti i lëvizshëm, thuajse sizmik, ndërkombëtar, mendoj se ky dokument është i pamjaftueshëm. Parimet dhe objektivat e politikës së jashtme, në tërësi dhe ato për bisedimet me Serbinë, si ëështje specifike, nuk kanë munguar, as më parë. Ato i gjejmë në fjalimet e drejtuesve kryesorë shtetërorë, në programet qeveritare, në Programin për Zbatimin e MSA, etj. Përgjithësisht, ato janë formuluar qartë dhe saktë.

Por, në gjykimin tim, ajo që i ka munguar politikës së jashtme nuk janë platformat, por është një dokument tjetër themelor – strategjia koherente. Edhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ky dokument nuk ekziston. Ashtu sië nuk ekziston ndonjë strategji për bisedimet Kosovë – Serbi, megjithëse kanë kaluar 8 vjet, që nga fillimi i tyre. Mungesa e këtyre dy dokumenteve ka dëmtuar rëndë politikën e jashtme dhe procesin e bisedimeve me Serbinëm, sidomos këtë të fundit, që është në zhvillim e sipër dhe po kërkohet përmbyllja e shpejtë e tij. Ndërkohë, Kosova ka miratuar dhjetëra e dhjetëra strategji kombëtare, dikasteriale dhe sektoriale. Dhe mirë ka bërë, pavarësisht se zbatimi i tyre le shumë për të dëshiruar.

Hartimi dhe miratimi i strategjisë, lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, që do të ëonte në njohjen e ndërsjellë, është një hap i domosdoshëm.
Cilat janë avantazhet e strategjisë se bisedimeve, si dokument bazë, në krahasim me platformënë

Së pari, strategjia, veë parimeve, qëllimeve dhe objektivave që i përmban edhe platforma, përcakton planin e veprimeve për arritjen e objektivave.

Së dyti, ajo përcakton burimet, mjetet që mundësojnë realizimin e këtij plani.

Së treti, strategjia përcakton, në vija të përgjithshme, taktikat që duhen ndjekur deri në realizimin përfundimtar të objektivave dhe veprimeve të qeverisë dhe, në hollësi, ato të fazës së parë të zbatimit të tyre.

Së katërti, strategjia përbën një koncept të përpunuar mbi raportin e forcave dhe mjeteve, në hapësire dhe në kohë. Në këtë kuadër, ajo merr në konsideratë mundësitë objektive dhe subjektive të realizimit të qëllimeve politike, por edhe gjasat e dështimit, që mund të jenë pasojë e dobësive të shfaqura nga aktorë të brendshëm, si dhe e ndryshimit të kontekstit ndërkombëtar. Në një zhvillim të tillë, ajo parashikon korrigjimin e qëllimeve politike, duke harmonizuar ambicjet me mundësitë dhe kapacitetet reale shtetërore dhe kombëtare.

Së pesti, strategjia është plani që merr parasysh ëdo lëvizje të aktorit tjetër, në ëdo fazë të ballafaqimit. Në këtë dritë, ajo parashikon skenarët e përshtatshëm për t’iu përgjigjur dinamikës dhe natyrës së lëvizjeve të kundërshtarit.

Së fundi, strategjia parashikon partnerët dhe aleatët e jashtëm, me të cilët ne duhet të bashkëpunojmë e bashkëveprojmë për sendërtimin e saj në jetë, por edhe forcat dhe faktorët e huaj potencialë, me të cilët mund të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë kundërshtari ynë, me qëllim që të pengojë arritjen e objektivave tona.

Në mungesë të strategjisë së bisedimeve me Serbinë, këtij procesi i ka munguar koherenca, lidhja e ngushtë midis elementeve përbërës të saj. ë’është më e keqja, atij i kanë munguar elementet strategjikë thelbësorë: plani i veprimeve për arritjen e qëllimeve politike; mjetet dhe burimet konkrete për zbatimin e këtij plani; taktikat e menëura që i kontribuojnë realizimit të tij; harmonizimi i ambicjeve shtetërore me mundësitë reale; skenarët alternativë, për t’iu përgjigjur dinamikës së situatës së brendshme dhe të jashtme dhe lëvizjeve të papritura të kundërshtarit.

Po të kishim një strategji koherente, që në fillim të bisedimeve Kosovë – Serbi, në vitin 2011, mbase, nuk do të përballeshim me një arbitraritet të atyre përmasave, sië u shfaq nga përfaqësuesit tanë në këtë proces; mbase, bisedimet “teknike” nuk do të konsideroheshin aq teknike; shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk do të bëhej me asterisk, i cili ka 7-8 vjet, qe nuk shkrin se nuk shkrin. Tabelat e makinave të vozitësve kosovarë nuk do të zëvendësoheshin me të përkohshme, prej letre, kur ata udhëtojnë për në Serbi; nuk do të pranoheshin kopjet e dokumenteve kadastrale, por do të këmbëngulej për marrjen, nga Beogradi, të atyre origjinale; nuk do të nënshkruhej me aq shkelje të rënda, në dëm të Kosovës, Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe. Me një fjalë, do të kërkohej reciprocitet, i cili përbën parimin bazë në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Më tej, mbase, do të parandaloheshin edhe nismat e rrezikshme të Thaëit për shkëmbime territoriale me Beogradin dhe klasifikimi i Presidentit rus, Vladimir Putin si aleat i Kosovës.

Jo se strategjia do të na mbronte nga të gjitha të këqijat në procesin e bisedimeve me Serbinë. Me, ose pa të, protagonizmi dhe arbitrariteti i pushtetarëvë tanë, vështirë të mos lërë gjurmë. Gjithsesi, mendoj se prania e këtij dokumenti do t’i kishte zvogëluar shumë dëmet e shkaktuara nga mungesa e tij. Duket se kundërshtari ynë, Serbia, nuk ka improvizuar si ne, por ka vepruar në bazë të një strategjie të studiuar dhe të taktikave të sofistikuara, të mbështetura në burime e mjete, jo vetëm financiare. Nga njëra anë, gatishmëri e shtirur për bisedime, nga tjetra anë, plan veprimesh agresive, skenarë të hapur e të nëndheshëm për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës.

Procesi i ë’njohjeve të Kosovës është pasojë e drejtpërdrejtë e strategjisë serbe, të cilën Ministria jonë e Punëve të Jashtme, për një kohë të gjatë, e ka injoruar, si në anekdotën e njohur të gomarit, qe po e shqyente ujku dhe ai thoshte “bane Zot andërr!”

Aktualisht, bisedimet Kosovë – Serbi kanë ngecur. Mendoj se duhet shfrytëzuar ky moment dhe të merremi seriozisht me hartimin dhe miratimin, sa më shpejt të jetë e mundur, të strategjisë për këtë ëështje kaq të rëndësishme për interesat tona shtetërore dhe kombëtare. Krahas këtij dokumenti le të qëndrojë edhe ai i platformës, në qoftë se ka përfunduar. Por vetëm krahas tij. Pa një strategji koherente, ndikimi i platformës në procesin e bisedimeve, rrezikon të jetë i papërfillshëm.

Për zbatimin e strategjisë së bisedimeve me Serbinë, mendoj se duhet të raportohet 3-4 herë në vit, në Kominision e Jashtëm të Kuvendit dhe, të paktën, një herë në vit, në seancë plenare të parlamentit.

Pas miratimit të saj, institucionet e Kosovës duhet të merren me hartimin, pa vonesë, të strategjisë së politikës së jashtme, të strategjisë së mbrojtjes, të asaj për sigurinë informative, por edhe, në fusha të tjera të rëndësishme, ku mungojnë dokumente të kësaj natyre, ashtu sië bëjnë të gjitha shtetet serioze.