Jeff Bezos dhuron më pak se 0.1% të pasurisë së tij për bamirësi, Bill Gates 37%

0
364

Shefi e krijuesi i Amazonit, Jeff Bezos ka dhënë më pak pasuri për bamirësi sesa Bill Gatesi, Mark Zuckerbergu madje edhe se Donald Trumpi.

Njeriu më i pasur në botë, i cili aktualisht është duke u divorcuar nga gruaja e tij MacKenzie, që pritet të jetë divorci më i shtrenjtë në botë, ka dhuruar vetëm 0.0906 për qind të pasurisë së tij të konsiderueshme.

55 vjeçari Bezos, ka dhuruar vetëm një pjesë të vogël të 160 miliardë dollarëve të tij, saktësisht 145 milionë dollarë për ndihma humanitare, sipas The New York Post.