Ja si u prit vetëvrasja me helm e Praljak në vendlindjen e tij

0
406

Në sheshin kryesor të qytetit që është më së shumti i qetë, Caplinjë shumë persona kanë ndezur qiri dhe kanë kujtuar ish-gjeneralin kroat të Bosnjës Slobodan Praljak.

Vetëvrasja dramatike e gjeneralit kroat Slobodan Praljak duke pirë helm teksa ishte në gjyq ne Hagë dhe në transmetim të drejtpërdrejt televiziv ka tronditur mbarë opinionin publik botëror. Ka dyshime se Praljak ka pirë cianid kaliumi dhe se kjo gjë i ka shkaktuar atij vdekjen.

Prokurorët holandezë thanë se Praljak pasi ka pirë helmin e fortë ka pësuar dëmtim të rëndë në zemër dhe kjo gjë ka shkaktuar vdekjen e tij. Por reagimet në Bosnjë dhe në Herzegovinë, në qytetin e tij të lindjes në Caplinja dhe në Mostar janë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Një zyrtar komunal në Caplinja ka thënë se në atë vend ngjan sikur është ndaluar koha, pas asaj që ndodhi në Hagë. Kështu tha Miro Jovanoviç.