Ja si përgjigjet Jose Mourinho kur gazetari e takon në rrugë dhe e pyet për shkarkimin

0
188

Manchester United e shkarkoi Jose Mourinhon dje nga pozicioni i trajnerit të klubit, mirëpo as 24 orë pasi ky lajm u bë publik, portugezi nuk ishte i gatshëm ta komentojë shkarkimin dhe kërkoi nga gazetarët ta lënë të qetë.

Në momentin që portugezi ishte duke ecur në një rrugë afër shtëpisë së tij, ai fillimisht e përshëndet gazetarin, por kur pyetet nëse ka diçka për të thënë për 24 orët e fundit, ai shtoi: “Jo, ju më njihni mua. Nuk kam asgjë për të thënë. Ju më njihni. Nëse dëshiron të ecësh me mua, eja të shkojmë në Buttersea. Nuk ka asnjë problem për mua. Nuk kam asgjë për të thënë, mirupafshim”.