Ja shenjat që tregojnë se jeni prekur nga kanceri në gji

0
234

Studimet janë publikuar në revistën shkencore “PLOS Medicine”, dhe janë zhvilluar përkatësisht nga Jiali Han i Indiana University dhe Marina Kvaskoff e INSERM, në Francë. Dy studimet përfshinë dy grupe grash të prekura, të cilat u monitoruan për mesatarisht 20 vjet,.

Grave amerikane ju kërkua që të numëronin nishanet e pranishme në krahun e tyre të djathtë dhe me përmasa më shumë se tre milimetra dhe studiuesit vlerësuan se një femër me më shumë se 15 nishane në këtë hapësirë të trupit rrezikon me 35% më shumë që të preket nga tumori i gjirit, në raport me një tjetër pa nishane ose fare pak të tillë.

Ndërsa në studimin francez, studiuesit ju kërkuan grave që të thoshin nëse kishin pak, shumë ose shumë fare nishane në trup. Kështu rezultoi se femrat me prani të madhe nishanesh në trup rrezikonin me 13% që të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Studimi konstatoi se prania e hormoneve steroide, testosteroni dhe estrogjeni në gjak, të njohur prej kohësh si të lidhur me kancerin e gjirit, kanë lidhje të ngushtë edhe me numrin e nishaneve në lëkurë.