Ja se si mund ta “fikim” urinë në trurin e njeriut

0
221

Menaxhimi i urisë është një nga gjërat më të vështira për tu bërë dhe një nga sfidat më të mëdha.

Studimet e fundit tregojnë mënyrat se si mund ta “fikim” urinë në tru apo se si mund ta menaxhojmë atë, transmeton Indeksonline.
Tani, hulumtimet e reja tregojnë se një ndërthurje e ndërlikuar mes kalorive, hormoneve të tretjes dhe neuroneve përcakton atë që hamë dhe kur. Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se një hormon i quajtur asprosin “aktivizon” neuronet stimuluese të oreksit dhe “fik” neuronet që shtypin oreksin.Hulumtuesit tregojnë se është pikërisht ky hormon i cili luan rol të madh në menaxhimin e apetitit.

Si të fikni ‘alarmin e urisë’?

Gjetjet nxitën hulumtuesit të kuptojnë mënyrat për të “kontrolluar” manualisht aktivitetin e neuroneve AgRP.

Studimet u kryen tek brejtësit dhe gjetjet janë se secila prej këtyre hormoneve çoi në një rënie të konsiderueshme në aktivitetin neuronal të AgRP të minjve dhe sa më shumë prej secilit hormon që kishin marrë, aq më e fortë ishte efekti zvogëlues në aktivitetin neuronal të minjve./Indeksonline/