Ja pse Mc Kresha nuk votoi kolegët tek ‘Kënga Magjike’

0
213

Fifi dhe Mc Kresha konkuruan sivjet tek ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Psikopatja ime’.

Kënga e tyre u pëlqye shumë dhe ata fituan vendin e tretë në këtë festival.

Por gjatë votimeve, MC Kresha refuzoi të votonte kolegët, duke ia lënë këtë detyrë vetëm koleges së tij.

Në një intervistë për emisionin kosovar “NIN”, reperi u shpreh se kënga ishte e Fifit dhe nuk kishte aspak dëshirë të përballej me komentet e kolegëve.

“Nuk kam dashur të ndikojë në raportet artistike që artistët kanë mes tyre dhe që mos më dalë pastaj dikush të më thotë: “më dhe kaq pikë.” Personalisht, s’kam dashur të japë pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës të votoj unë. Falenderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vetë” u shpreh reperi.