Ja pse do të protestojnë të hënën gardianët e burgut të Gërdovcit në Podujevë

0
297

Gardianët e Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës kanë paralajmëruar protestë të hënën një orëshe, njofton Ballkani.info

Prej 08.00 deri në 09.00 në protestë, ata do të kërkojnë trajtim dhe paga të barabarta me institucionet tjera të sigurisë.

Sipas burimeve të medias, gardianët e kanë të ndaluar të zhvillojnë protestë brenda orarit të punës, megjithatë punëtorët do të protestojnë para hyrjes së Burgut në Gërdovc të Podujevës.

I kontaktuar nga redaksia jonë, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues Nehat Thaçi, tha se është në dijeni që gardianët do të zhvillojnë protestë të hënën para Burgut të Dubravës, por jo edhe për protestën në Burgun e Gërdovcit në Podujevë.

Thaçi pohoi se protesta është duke u organizuar nga Sindikata e punëtorëve , dhe nuk deshi të komentojë kërkesat e gardianëve, por shtoi se protesta nuk duhet ta pezullojë punën nëpër burgje.

“ Protesta do të duhej të mbahej jashtë orarit të punës, në mënyre që mos të pezullohen shërbimet” shtoi Thaçi.