Ja cilat janë vajrat esenciale më të mira për alergji?

0
205

Vajrat esenciale janë ndër mjetet më popullore natyrore për alergji. Këto lëngje koncentruese aromatike janë distiluar nga bimët dhe janë përdorur terapeutikisht për shekuj.

Alergjitë janë shkaku i gjashtë kryesor i sëmundjeve kronike në Shtetet e Bashkuara, që prekin rreth 50 milionë njerëz. Ndërsa nuk ka shërim për alergji, ka disa mënyra që mund të menaxhohen simptomat alergjike.
Një nga vajrat që funksionon për të menaxhuar alergjinë është ai i mentës. Një studim i vitit 2010, gjeti se vaji i mentës ka një efekt relaksues në muskujt e butë, gjë që ndihmon në uljen e kontraktimeve që shkaktojnë kollitje, transmeton Indeksonline. Limoni, në bazë të një studimi, u konstatua se ndihmoi në trajtimin e rinitit alergjik shumëvjeçar dhe sezonal. Vaji esencial nga limoni gjithashtu mund të pengojë aktivitetin bakterial, transmeton Indeksonline.
Livanda natyrisht qetëson inflamacionin, pengon ankthin dhe inkurajon një gjumë të thellë, të gjitha këto sjellin beneficione për njerëzit me alergji.